“Plani u bë nga Sadushi”/ Berisha për vendimin mbi rekurset në Gjykatën e Lartë: Pas kësaj qëndrojnë klanet mafioze 

27/05/2022 12:25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar vendimin e fundit të qeverisë heqjen dorë nga rekurset e depozituara në Gjykatën e Lartë dhe të pashqyrtuara ende nga administrata shtetërore.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se pas këtij vendimi qëndrojnë klanet mafioze dhe vlera në dëm të pasurive publike dhe qytetarëve shqiptarë është miliarda euro. Sipas Berishës, ky vendim është bërë për të favorizuar një grup njerëzish të caktuar.

Sali Berisha: Vendosi të hiqet dorë nga rekursi.  Imagjinoni, mafia e pronave, amnistohet nuk shkon në Gjykatë të lartë, mjafton të çojë qesen në Apel dhe ja zgjidh Ramës. Ky është bërë me qëllim lehtësimin e stokut, por vlera e kësaj tërheqje është miliarda euro dëm për pasurinë publike. Qeveria po koordinohet me Gjykatën për të krijuar favore për persona të caktuara. Pas këtij vendimi qëndrojnë klanet mafioze të tokave. Vlerësimi për rreth 3800 dosje do bëhet nga ushtarët e partisë. Nuk ka nevojë për gjykatës, tani dalin delinistët. Prej 7 vitesh, Gjykata e Lartë ka 13 gjykatës pavarësisht stokut. Maxhoranca nuk plotëson vendet se i don të gjithë të klonuar, alla Sadush dhe alla Dvoran. Lihet me 13 gjykatës, përzgjidhen me falsifikime por zgjidhja është gjetur o burra të hapim tender që të vjedhim miliona euro në çështje civile duke ja faturuar shqiptarëve. Shqipëria pushon së funksionuari si një shtet me drejtësi në tre shkallë. Shkallë supreme e drejtësisë tani e tutje është Edi Rama dhe donagaçio. Nuk besoj që edhe në kohërat më të errta të ketë ekzistuar kjo formë absurd, perverse, antiligjore dhe antikushtetuese. Nuk mund të ketë degradim të tillë të drejtësisë në këtë shkallë, siç ndodh me këtë vendim. Sado gjykata po cënon rëndë procesin e rregullit ligjor. Nuk ka shtet ligjor pa sigurinë juridike. Ky plan është përgatitur nga Sadashi për të shkelur të drejtat e shqiptarëve. Sipas vendimit do hiqet dorë nga çëshjet administrative. Duhet të ndëshkohen ata që i sollën shtetit dëmin.  Vendimi fut paditë pa objekt, pa dit që nuk garantojnë sukses në gjykatë, kjo është e fortë. Bëhet një lloj amniste për shkelës të rëndë të ligjit. Qeveria ka hapur tenderin e madh të korrupsionit, për tërheqjen nga rekursi që shkon miliarda euro në kurriz të pasurive publike dhe qytetarëve shqiptar. I bëj thirrje punonjësve të administratës, të denoncojnë çdo rast abuziv me këtë vendim. Është akt i paimagjinueshëm.

Top Channel