Aktorja Arjola Demiri, ka rrëfyer sesi ka shkuar jeta e saj pas daljes nga shtëpia e Big Brother Albania, tashmë jashtë kamerave.
Ajo tha sot në “Wake Up” se njerëzit kanë shumë interes për shtëpinë që iu dhurua, por kjo gjë tashmë i është kthyer ne bezdisje
“Nuk thonë mirëmëngjesi, mirëmbrëma. E more shtëpinë? Mu shndërrua në problem dhe bezdisje. I bëj thirrje Kodrës së Diellit ta bjëjë shtëpinë time të parën.”
E pyetur nga moderatori Isli Islami se çfarë ndodhi me miqësië që lidhi brenda shtëpisë së BB, Arjola tha se është distancuar me ta.
“Miqtë e mi tani janë ata që kam pasur gjithmonë afër. E kam marr pauz njerëzve që kam pasur në BB. Jam takuar me ta por nuk kemi bërë diskutime të gjata. vetëm në evenimente. Dje isha me Moniken, ndamë disa muhabete”, tha Arjola.
Top Channel