“ Një histori turpi”, Berisha reagon për vendimin mbi rekurset në Gjykatën e Lartë: Rama vendosi haptas kontrollin në gjyqësor

27/05/2022 12:09

Sado-gjykata, është emërtimi që Sali Berisha përdori sot ndaj Gjykatës së Lartë, një ditë pas vendimit të qeverisë, për rekurset në të.

Duke e denoncuar, vendimin e qeverisë, Berisha tha se me këtë akt Rama shfaqi hapur kapjen e sistemit të drejtësisë.

“Denoncoj vendimin e fundit të Rdi Ramës ku dëshmon se gjykatën e lartë, apo Sadogjykatën ( gjykatën Sadushi) e ka kapur përmes sadushit të tij. Për sa koordinohet në mënyrën e dhënies së drejtësië. Kanë zgjedhur drejtësisë suigeneris për shqiptarët dhe kjo është një histori turpi. Përvetëson pronat e shqiptarëve, përmes vendimeve të gjykatave. Do filtrojë rekurset sipas porosive që Agaci do shpërndajë sipas urdhrave të Ramës, vendos haptas kontrollin mbi sistemin gjyqësor. Në mungesë të transparencës por edhe dëmin kolosal që mund t’i shkaktojë shtetit, Këshilli i Ministrave vendos që të hiqet dorë nga rekurset për cështjet me natyrë administrative apo civile.” u shpreh Berisha.

Manja tha se udhëzimi ka të bëjë jo vetëm me  administratwn shtetërore, por edhe me shoqëritë tregtare me kapital shtetëror, aty ku shteti ka mbi 50 përqind të aksioneve, apo të kuotave. Përgjithësisht rekurset nga duhet hequr dorë kanë të bëjnë me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të punës, me njohjen, apo vërtetimin e vjetërsisë në punë, apo në paditë me shpërblim dëmi. Po ashtu udhëzohen të heqin dorë edhe nga paditë e tjera, ku pavarësisht kërkimeve shteti e ka humbur në të dy shkallët e gjykimit çështjen.

“Një grup tjetër do të jenë paditë që pavarësisht kërkimeve kanë ngelur pa objekt, apo paditë e tjera ku pavarësisht kërkimeve, nuk garantohet sukses në Gjykatën e Lartë për shkak të qëndrimeve unifikuese që kanë mbajtur kolegjet e gjykatës së lartë në të kaluarën. Do të hiqet dorë edhe nga çështjet me natyrë administrative që kanë të bëjnë me ndryshim, shfuqizim, apo konstatim të pavlefshmërisë absolute të akteve administrative, apo kur detyrohet organi administrativ për të nxjerrë aktet.

“Kushti i vetëm për heqjen dorë nga rekurset, ka të bëjë me vlerën e disponimit të gjykatës. Në çdo rast vlera e disponimit të gjykatës nuk duhet të jetë më tepër se sa 40 fishi i pagës minimale”, sqaroi Manja.

 

Top Channel