Lideri çeçen Ramzan Kadyrov paralajmëron Poloninë se mund të jetë objektivi i radhës i ushtrisë së Rusisë (fotot)

27/05/2022 16:08

Kreu i republikës ruse të Çeçenisë, mbështetës fanatik i presidentit Vladimir Putin, ka paralajmëruar sot Poloninë se mund të jetë objektivi ushtarak i radhës i Rusisë, duke rrezikuar një konflikt direkt me NATO-n.

Ramzan Kadyrov tha se pushtimi rus i Ukrainës është vetëm fillimi i një konflikti të gjerë në Evropë, duke komentuar me ironi: “Ukraina ka marrë fund tashmë, tani të shikojmë ç’do të bëhet me Poloninë”.

Luftëtari 45-vjecar është një nga aleatët e ngushtë të Putin dhe forcat e tij kanë qenë në terren në sulmin luftarak në Ukrainë.

Polonia, e cila është bashkuar me NATO-n në 1999, konsiderohet si fronti kryesor përballë Rusisë dhe zyrtaret atje kanë kërkuar një forcë të përhershme kufitare nga SHBA e NATO për t’u mbrojtur nga ana lindore.

Por Kadyrov thoshte në mesazhin e tij drithërues video të regjistruar kësaj jave se Polonia ‘rrezikon të sulmohet’ nëse vijon armatosjen e Ukrainës.

Duke thënë se nuk do të harrojë incidentin e këtij muaji me ambasadorin rus në Varshavë, ai shtoi: “Çfarë kërkon të arrijë Polonia? Pasi të kemi mbaruar punë me Ukrainën do t’ju tregojmë atë që mund të bëjmë”.

Ai iu referua incidentit të këtij muaji kur një protestues i hodhi bojë të kuqe në fytyrë ambasadorit rus në Poloni Sergey Andreev, duke thënë: “Merrini dhe largojini armët e mercenarët tuaj dhe kërkoni ndjesë ndaj ambasadorit tonë”.

Autoritetet polake kishin shprehur “keqardhje” për sulmin që ndodhi në Ditën e Fitores së Rusisë por autoritetet ruse thanë se kjo nuk është e majftueshme.

“Ne nuk e harrojmë këtë, mbajeni mend” paraljamëroi Kadyrov.

Ne nje zhvillim të ngjashëm kesaj jave, kreu i Kishes ortodokse Ruse në Ukrainë u sulmua me boje jeshile në fytyrë gjate një meshe ne Lvov, ne nje “denim” te ngjashem me ato qe ekstremistet ukrainas kane aplikuar shpesh ndaj elementeve vendas te konsideruar pro-rusë ose qe nuk pranojne të luftojne ndaj Rusise.

Por Kadyrov nuk është i vetmi nga zyrtarët ekstremistë të Putin që propozon sulm ndaj Polonisë.

Oleg Morozov, drejtues në partinë e Putin, Rusia e Bashkuar, tha se “Polonia duhet të jetë vendi i radhës pas Ukrainës për proces de-nazifikimi”.

FOTO GALERI
1/6
Kreu i republikës ruse të Çeçenisë ka paralajmëruar sot Poloninë se mund të jetë objektivi ushtarak i radhës i Rusisë

Top Channel