Berisha iu rikthye vrasjes së Xhuvanit, reagon Alibeaj: Peng i bandave të Elbasanit

27/05/2022 13:20

“Është e pafalshme të shohësh se si Sali Berisha mbron bandat e Elbasanit edhe pse ai tashmë është peng i tyre, sepse i përdori kundër demokratëve në tentativën e tij për të marrë peng PD.”- ishte ky reagimi i menjëhershëm i Enkelejd Alibeajt ndaj Sali Berishës, i cili në bashkëbisedimin me mediat I kërkoi Gazmend Bardhit të sqarojë pozicionin e tij në vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

“PD dënon me forcë përdorimin e një ngjarje të rëndë për interesa të Sali Berishës. Është e pafalshme të shohësh se si Sali Berisha mbron bandat e Elbasanit edhe pse ai tashmë është peng i tyre, sepse i përdori kundër demokratëve në tentativën e tij për të marrë peng PD.

Për hallin e tij, Sali Berisha bëri koalicion edhe me Aqif Rakipin, Tom Doshin dhe Vangjush Dakon. Këtë e dinë gjithë demokratët dhe gjithë qytetarët e Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit. Për hallin e tij, Sali Berisha kërkon të shkatërrojë PD-në dhe ta izolojë atë nga çdo partner ndërkombëtar.

Siç po shihet çdo ditë në këtë sipërmarrje, ai ka partner kryesor Edi Ramën.

Mjafton të shikoni sot vendimin e Komisionit të Ligjeve, për të kuptuar se si Edi Rama është aleati i Sali Berishës. Ata kanë halle të përbashkëta dhe për hallet e tyre duan të bëjnë kurban PD-në”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA