Komisioni hetimor për investimet strategjike, tërhiqet Duka, firmëtarëve i shtohen Basha e Alibeaj

27/05/2022 14:08

Nismës për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike në vend si kërkesë nga grupi parlamentar i PD-së, i janë shtuar edhe firmat e Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës, ndërsa Agron Duka u tërhoq.

“Grupi Parlamentar i PD ka ridepozituar sot të korrigjuar kërkesën me nënshkrimet e jo më pak se 35 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, pas tërheqjes së deputetit Agron Duka. Dëshirojmë të theksojmë se për deputetët nismëtar, zbatimi i ligjit dhe mbrojtja e interesit publik, janë detyrë parësore e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Qëllimi i ngritjes së Komisionit Hetimor nuk është targetimi i posaçëm i asnjë investitori të ligjshëm, por të evidentojë abuzimet me ligjin dhe të marrë masat për frenimin e ketyre fenomeneve negative, korruptive dhe klienteliste. Pasuritë publike nuk mund të jenë kurrë plaçkë për miqtë dhe familjarët e Edi Ramës, dhe detyra e Kuvendit është të marrë masat për të ndaluar abuzimet me zbatimin e ligjit për investimet strategjike dhe të nxjerr përgjegjësitë për këdo që ka shkelur ligjin”, thotë grupi i PD.

Top Channel