Berisha i drejtohet Nuredin Dumanit: Trego gjithçka di! Bandat e Elbasanit të lidhura fund e krye me qeverinë

27/05/2022 12:25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i drejtoi sot një kërkesë të veçantë Nuredin Dumanit, i ndaluari i policisë që po rrëfen krimet e tij dhe të bashkëpunëtorëve, që të rrëfejë gjithçka di.

Nuk ka patur asnjë dyshim se banda e Elbasanit dhe banda të tjera kanë qenë fund e krye të lidhura me qeverinë, tha Berisha, gjatë bashkëbisedimit me gazetarët këtë të premte.

“I bëj thirrje Dumanit, në emër të asaj që rifiton në vetvete një njeri që rrëfehet, të thotë krimet që ka kryer për të shpëtuar shpirtin e tij”.

Sipas Berishës, rrëfimet e Dumanit dëshmojnë atë që është thënë çdo ditë nga mediet dhe është denoncuar me kohë.

Ata vrisnin se mbyllnin çdo çështje me urdhër nga sipër. Të dalin bisedat mes Suel Celës e Taulant Çelës, ato shkojnë direkt te Edi Rama. A e dini ku shkoi prokurori që mashtroi shqiptarët, që tha s’kishte material zgjedhore aty ku u vra një njeri, ku është ai në SPAK, a nuk po shndërrohet SPAK në strofull kriminelësh? Për llogari të kujt gënjeu. Këta mbyllnin dosje, banda paguante e këta mbyllnin dosje. Cilin më parë të kapësh aty. Ndaj edhe Dumani është fytyra e vërtetë e këtij shtetit.

I bëj thirrje edhe Besjan Xhixhës, të rrëfehet për lidhjet politike të deputetëve e ministrave. Vë dyshimin më të madh mbi SPAK, po bën mburojë të denoncimeve politike. S ka nevojë t’I thotë askush SPAK, po I fsheh këto.

Lidhjet e Ramës me Vuçiç janë lidhje krimi. E keni dëgjuar Don Lalën t’i dalë emri? Don Lala është Edi Rama i Elbasanit. Ndaj them unë Dumani është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie”.

Ndaj Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj, vrasëseve me pagesë që janë kthyer në rrëfimtarë të drejtësisë, rëndojnë 27 akuza në total duke nisur nga grupi kriminal, vrasjet me paramendim, grabitjet me dhunë dhe shkatërrimet me eksploziv. Ata mbahen në burg,të veçuar dhe ruhen nga shteti, që synon të mbledhë prova pas dëshmive të tyre ku numërohet saga e krimeve që implikojnë deri më tani edhe 30 persona të tjerë.

Por 14 persona janë ende në kërkim në kohën kur lakohen se paguan për të vrarë Lulzim Mashën, bënë plan për të eliminuar Endrit Doklën , paguan për të paralizuar ish bashkëshorten apo vrau nga Durrësi në Tiranë por edhe i vranë vëllanë gjatë larjes së hesapeve siç është Talo Çela. Në gjykatë u sollën për t’u njohur me masën e arrestit që ishte vendosur në mungesë 16 persona, mes të cilëve porositës për vrasjen e Fatmira Dedës, gruas që kërkoi drejtësi për djalin e vrarë, vrasës së Emiliano Ramazanit, të vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, të Andi Zylyfit dhe vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia.

Top Channel