“Keqpërdoret nga Edi Rama”/ Berisha: Alibeaj nuk ka kuorum për mbledhjen e grupit të PD

27/05/2022 12:39

Lidhur me mbledhjen e thirrur ditën e djeshme nga Enkelejd Alibeaj, Sali Berisha tha se ai nuk ka kuorum për mbledhjen e grupit të PD.

Veç Alibeajt, Berisha sulmoi edhe Bashën nga konferenca për shtyp, për të cilët tha se janë kapur nga Edi Rama dhe po keqpërdoren. Ai tha se rikthimi i tij në PD nuk duhet të përkufizohet si “ardhja e Berishës” por si rikthim i pluralitetit politik .

Berisha: Siç e keni konstatuar, janë tre votime me rreth 40-44 mijë antarë të përsëritura, të pa kundërshtuara nga asnjë njeri. Një grup i vogël, ish kryetari dhe Alibeaj, të kapur nga qeveria, thonë se këto nuk kanë ndodhur. Kjo lojë dështoi në lojë përfundimtare, ishte peng për të kap pluralizëm. Çfarë bëri Alibeaj dje, tha kam 21 deputetë. Gr parlamentar tha ka 40 deputetë, por dje në mbledhje ishin 4 deputetë që nuk i përkisnin grupit të PD. mbledhja e tij duhet të kishte të paktën 26 deputet. Keq përdoret në mënyrë ekstreme nga Edi Rama, harron se ka pasur funksione të rëndësishme dhe me këto veprime shkelmon vetën e tij. Mrekullia ishte rikthimi i pluralizmit, jo i Berishës.

Top Channel