Gara për Kryesinë/ Berisha: Kandidatura me kredenciale të shkëlqyera politike, i kanë shërbyer ringritjes

27/05/2022 22:13

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berusha, ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit të Rithemelimit, ku tha se secili nga emrat që do të votohen ditën e nesërme për kryesinë e Kuvendit, kanë shërbyer dhe janë angazhuar në rithemelimin e Partisë Demokratike.

Berisha u shpreh se deputetët e PD janë të gjithë anëtarë të Këshillit pavarësisht qëndrimeve, përveç katër pesë prej tyreqë nuk kanë qenë anëtarë kryesie as në të mëparshmet.

“Secili nga emrat është angazhuar në rikthimin, rivendosjen, e pluralizmit të vërtetë politik në Shqipëri, Rithemelimin e PD, si forcë politike opozitare e vërtetë, si forcë politike e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve dhe minoritarëve, e dinjitetit njerëzor, e tregut të lirë dhe konkurrencës së lirë, e interesit kombëtar, patriotizmit, e vokacionit perëndimor të kombit shqiptar dhe integrimit europian dhe euroatlantik të Shqipërisë.

Komisioni në mbledhjen e tij, sic parashikon statuti, ka miratuar listën e kandidatëve për kryesinë e PD, që do të zgjidhet nesër nga Këshilli Kombëtar i kësaj partie. Janë propozuar kandidatura me kredenciale të shkëlqyera politike, por edhe kandidatura të reja. Anëtarët e Këshillit Kombëtar do të kenë mundësi që të zgjedhin me kandidatura alternative Kryesinë e PD. Ju do mund të shihni në ekran çdo votë për çdo kandidat të votuar në listë. Mendoj se në listë janë paraqitur kontributet e Rithemelimit, janë paraqitur zonja dhe zotërinj me kontribut, natyrisht lidhur me ata të cilët kanë vërtetje  kritika dhe sugjerime janë të mirëpritur të vazhdojnë vërejtjet ndaj Berishës pa asnjë hezitim, por gjykoj se kriter bazë kanë qenë kontributet në proces, padrejtësitë që janë bërë, Topalli dhe Imami janë propozuar, ndaj tyre patur një qëndrim brutal ndaj tyre.

Në këtë listë është Ina Zhupa e cila siç keni konstatuar ju, ka luajtur një rol thelbësor në Parlament, dhe u bashkua me Kuvendin e fundit, ka ngritur çështje të rëndësishme. Deputetët e PD janë të gjithë anëtarë të Këshillit pavarësisht qëndrimeve, përveç katër pesë prej tyre s’kanë qenë anëtarë kryesie as në të mëparshmet, kështu kryesia ka gjithsej 20, pra s’ka asnjëlloj përfshirje të gjerë që ju mund të mendoni. Por janë të gjithë anëtarë të Këshillit Kombëtar.”- tha Berisha.

Top Channel