Francezja gjobitet 1.000 euro për mesazhin “Nxito skllav!” për korrierin e porosisë (fotot)

27/05/2022 17:17

Një gjykatë në Francë ka dënuar me gjobë një konsumatore e cila i dërgoi korrierit me origjinë afrikane të një ‘kompanie ushqimi’ të shpejtë, mesazhin e papërshtatshëm “Nxito skllav!”

Shpërndarësi i porosive Yaya Guirassy me origjinë nga Guineja shtangu kur u përball me mesazhin “Nxito skllav!” të dërguar në celularin e tij nga konsumatorja të cilës po i dërgohej porosia, vitin e kaluar.

Sipas rrjetit “France Bleu Mayenne”, Yaya Guirassy në vitin 2021 punonte si korrier për shpërndarjen e ushqimeve në një kompani në qytetin Laval në veri të vendit, kur u përball me situatën tronditëse.

Pas mesazhit, Guirassy hoqi dorë nga dërgimi i porosisë dhe bëri një ankesë me argumentimin për “fyerje në bazë të origjinës”.

Konsumatorja e gjykuar me arsyen “fyerje raciste”, nuk u paraqit në gjykatë në seancën e mbajtur më 23 maj, por gjykata e dënoi me një gjobë në shumën 1.000 euro.

“Nuk mund t’i dërgoja porosinë pasi këto ofendime ishin të padurueshme, nëse do të kisha shkuar atje mund të isha përleshur me të”, tha 34 vjeçari Yaya për rrjetin France Bleu Mayenne.

Yaya Guirassy ka ardhur në Francë në vitin 2009 dhe kishte punuar për një vit për kompaninë e shpërndarjes pa probleme të tilla.

Guirassy tha se nuk punon me me shperndarjet por eshte angazhuar ne sektorin agro-ushqimor.

FOTO GALERI
1/2
Mesazhi ofendues, i printuar ne forme prove

Top Channel