Nuk kanë fund “dramat” për Wanda Narën dhe Mauro Icardin, ylli i futbollit përfundon në polici pas akuzave të rënda prej saj
14/11 19:13
E premtja në Tiranë do të jetë e mbushur me plot aktivitete kulturore.
Ditën e sotme në orën 21:45 grupi i njohur nga Kosova “Fisnikët” pritet të mbushë sheshin “Skënderbej” me dashamirës të muzikës së rrokut.
Lajmin e bukur e ka dhënë kryebashkiaku Erion Veliaj në rrjete sociale. “Tirana nuk ndalet”, shkruan ai.
Më herët, në shesh do të performojë grupi “Lynx”.
Për ata që janë më të rinj, tek Reja do të sjellë hitet më të mira këngëtarja Kejsi me bandën e saj, ndërsa për të apasionuarit pas muzikës elektronike, do të kenë mundësi të shijojnë muzikën e Dj. Sec.
Top Channel