Përpara takimit të vendeve të Europës Juglindore zhvilluar në Rumani, kryetari i Partisë Republikane z.Mediu, u prit në takim nga kryeministri rumun Nikolaj Ciuca(Nicolae Ciucă), bashkë me z.Mediu dhe deputetin Toni Gogu ishin dhe përfaqësuesi i Kongresit Amerikan, parlamentit Britanik dhe Asambleës Parlamentare të OSBE.
Mediu falënderoi kryeministrin Rumun për mbështetjen që Rumania i ka dhënë Shqipërisë në anëtarësimin në NATO dhe negociatat për BE.
Kryeministri Rumun shprehu mbështetjen për përfshirjen e Shqipërisë në nisma të rëndësishme siç është ajo e 3 deteve, e cila pas pushtimit të Ukrainës merr një rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin dhe shmangien e varësisë energjetike të Europës nga Rusia dhe ndikimi i Kinës.
Gjatë takimit në parlament, z Mediu së bashku me deputetin Toni Gogu, morën pjesë në konferencën për sigurinë. Në këtë konferencë mernin pjesë dhe deputetë nga gjithë vendet e Europës Juglindore, parlamenti Britanik dhe SHBA.
Z.Mediu si bashkëorganizator i këtij aktiviteti me deputetë të parlamentit Rumun, vuri theksin se çështjet e sigurisë janë shumë komplekse dhe kërkohet që parlamentet të përfshihen gjerësisht.
Ai theksoj se Putin në mënyrë të paligjshme sulmoj Ukrainën duke kërkuar të destabilizoj gjithë Europën. Duket qartësisht se në këtë përpjekje Rusia ka një aleancë të qartë me Kinën.Ai vuri në dukje se armatosja e Serbisë nga Rusia dhe Kina duke shpenzuar rreth 3% të GDP pa pasur asnjë lloj kërcënimi, prania e Rusisë dhe Kunës në rajon, problemet në BiH, qëndrimi për shkëputje të Republika Sërbska në koordinim me Moskën, frenimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe mosnjofja e pavarësisë Kosovës e bëjnë Ballkanin shumë fragil.
Krahasimet që bëhen ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës janë krejt pa baza dhe tregojnë qartë që Rusia kërkon të krijojë tensione në Ballkan
Samiti i NATO-s ka një rëndësi të jashtëzakonshme dhe kërkon që vendet anëtare të NATOs në Ballkan të dalin me qëndrim të përbashkët për të shmangur influencat dhe tensionet e mundeshme të stimuluara prej Rusisë dhe Kinës.
Në fund ritheksoj qëndrimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATOs
“Ne duhet të pranojmë se zgjedhjet tona ekonomike kanë pasoja për sigurinë tonë.
Liria është më e rëndësishme se tregtia e lirë.
Mbrojtja e vlerave tona është më e rëndësishme se fitimi”.
Top Channel