Mbledhja e Komisionit të Rithemelimit ka përfunduar ndërsa është bërë publike lista e kandidatëve për Kryesinë e Partisë Demokratike që do të votohen ditën e nesërme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
Nga kjo listë me 47 emra ditën e nesërme do të zgjidhem me votim të fshehtë 20 emra.
Berisha është shprehur në komunikatën për media paraditen e sotme se gjatë ditës së nesërme do të zgjidhen anëtarët e Kryesisë, të cilët do ju bëhen fillimisht me dije Komisionit të Rithemelimit. Në cilësinë e kryetarit të PD-së, Berisha u shpreh se nënkryetarët dhe organet e reja drejtuese do të përcaktohen në një mbledhje të ardhshme të Këshillit Kombëtar.
Statuti i PD-së parashikon që një prej nënkryetarëve të partisë, të mbajë edhe postin e kreut të grupit parlamentar në Kuvend.
Top Channel