“Bandat” përplasje në PD/ Reagon Berisha për aksionin e SPAK, përgjigjet Alibeaj

27/05/2022 19:37

Sali Berisha  këtë të premte e la politikën dhe u mor me kronikën e zezë.  Rrëfimtarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i  kërkoi  të mos ndalet dhe të flasë për lidhjet e krimit me politikën.

 “I bëj thirrje ta bëjë të plotë, ta lërë me guxim sepse ka një tendencë absolute censure të rrëfimeve të tij tronditëse.”- tha Berisha.

Kutia e “Pandorës”  për Sali Berishën fshihet ne  ngjarjet kriminale  të Elbasanit, ku sipas tij janë të përfshirë  jo  vetem zyrtare te majte ,  por edhe te djathtë.

Bëj thirrje që të dalin tabulatet e bisedave të Taulant Ballës me Suel Çelën. Taulant Çela është minimumi, se ato shkojnë direkt te Edi Rama. I bëj thirrje edhe Besjan Xhixhës të rrëfehet plotësisht për lidhjet politike të deputetëve, ministrave dhe mbi ministrat.”-tha Berisha.

Ngjarjet e  Elbasanit përplasen dy  grupimet ne Partine Demorkatike . Enkelejd Alibeaj akuzoi berishen per mbrojtje te krimineleve.

“ Është e pafalshme të shohësh se si Sali Berisha mbron bandat e Elbasanit edhe pse ai tashmë është peng i tyre, sepse i përdori kundër demokratëve në tentativën e tij për të marrë peng PD.”- tha Alibeaj.

 

 

 

 

 

Top Channel