36 qytetarë rezultuan të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit nga 616 testime rezultuan pozitivë me COVID 22 qytetarë në Tiranë, 3 në Sarandë, 2 në Mat, Fier, Korçë, 1 në Durrës, Rroskovec, Vlorë, Delvinë, Kuçovë.

Janë 304 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,247 që nga fillimi i epidemisë.

“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”, sipas ministrisë.

Statistika (27 Maj 2022)

Raste të reja ditore          36

Të shëruar në 24 orë       23

Të shtruar në spitale         3

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 634

Testime totale               1,826,354

Raste pozitive                  276,048

Raste të shëruara            272,247

Raste Aktive                         304

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            202

Fier                  18

Korçë               18

Vlorë                17

Shkodër           15

Gjirokastër      13

Durrës              7

Elbasan            6

Berat                3

Dibër                3

Kukës              1

Lezhë              1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA