Një fëmijë dy vjeç ka ndërruar jetë këtë të premte në Devoll dhe shkak dyshohet të jetë bërë një pije alkoolike që e ka konsumuar aksidentalisht.

Kur është dërguar në spitalin e Bilishtit, djali ka qenë pa shenja jete.

Sipas të dhënave paraprake nga mjekët, dyshohet se ai ka pirë raki nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.

Njoftimi i policisë:

Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel