Propozuat Bylykbashin, që s’ju njeh si kryetar grupi? Alibeaj: Nuk është provokim. Ka eksperiencë

26/05/2022 14:23

Ndonëse nuk e njeh s’I kryetar të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj propozoi emrin e Oerd Bylykbashit për komisionin e reformës zgjedhore, dhe për këtë e ka një arsye.

“Nuk e bëj për provokim, nuk jam nga ata. Z. Bylykbashi është një lloj eksperience e asaj cfarë ka ndodhur në këto vite e shumë më tepër. Besoj e ka përvojën e aftësinë për të kapërcyer këto gjëra që kemi për një gjë që duhet bërë. Nuk është provokim.

Shihni edhe reformën territoriale, kemi vënë ish kryetarë bashkish, pra njerëz që kanë eksperiencë. Është thjesht dhe vetëm hapsirë e mundësi për të kontribuar për gjëra të përbashkëtë. Unë jam kreu i grupit sipas rregullave.” u shpreh Alibeaj.

Top Channel