President nga dera e PS, grupi i PD nuk paraqet asnjë kandidat për raundin e tretë

26/05/2022 19:44

Krahu i Enkelejd Alibeaj vijon të jetë konfuz për procesin e zgjedhjes së  Presidentit të ri.  Kanë vendosur të mos dërgojnë  asnjë emër për raundin e tretë edhe pse  emrat i kanë. Vetëpërjashtohen nga negociatat,  por  për momentin bojkotin e përjashtojnë si opsion. 

“Dokumenti qëndron deri ne momentin e fundit ligjor deri ne 12 natës nese i ndryshon mendja.:- tha Alibeaj.

Por,  gjasat që socialistët të ndryshojnë mendje janë zero. E  sigurtë është që Qershor  të majtët do i japin vendit një President me firmat e tyre.

” Te vazhdosh të  te fshihesh pas një cope letre  që ti mendon o pranon o rrezohet është rrezuar ai propozim ne tërësi. Ne do i qëndrojmë marrëveshjes  nuk do propozojmë emër deri  të dielën në orën 16 meshpresën se pd do e ushtrojë këtë të drejtë. PS jo vetëm që ka numrat në kuptimin që 74 ka grupi parlamentar i PS pastaj me radhë dhe grupet e tjera”- tha Balla

Por, pa  mbyllur mire kapitullin e Presidetit, demokratët e drejtuar nga Alibeaj hapën një kapitull të ri negociatash me mazhorancëen për dy reformat e mbetur pezull, atë zgjedhore dhe territoriale pasi sot vendosen te dërgojnë anëtarët e tyre  në  dy komisionet  e ngritura  që ne shkurt. Jashtë negociatave mbeti  serish Sali Berisha, i cili të shtunën pret  te zgjedhe pasuesin e Alibeaj.

“Përveç autoritetit që i jep Edi Rama. Alibeaj nuk ka asnjë autoritet dhe tagër nga Partia Demokratike e Shqipërisë.“- tha Berisha.

Top Channel