Ilirian Demaj që punon si infermier në Klinikën Intensive në QKUK, tash e tre muaj nuk ka marrë pagë për punën që bën.
Kështu, të mërkurën ai doli të protestojë para Ministrisë së Shëndetësisë, duke kërkuar, përpos pagës edhe një përgjigje nëse atij do t’i vazhdohet kontrata e punës.
Mosekzekutimi i pagave dhe problemet me kontratë, Qendresa Berishën që është infermiere në procesin e vaksinimit e kanë shtyrë të kërkojë punë në Gjermani.
Bashkë me Demajn dhe Berishën para Ministrisë së Shëndetësisë protestuan edhe infermierë e mjekë të tjerë që u punësuan si staf mbështetës gjatë kohës së pandemisë duke kërkuar shpërblim për punën e tyre.
Pas protestës së mërkurës, Ministria e Shëndetësisë ka premtuar se për një javë do të bëj ekzekutimin e pagave për stafin mbështetës.
Në shtator të vitit 2020 u punësuan mbi 1300 punëtorë shëndetësorë si pjesë e stafit mbështetës nëpër klinikat dhe spitalet e Kosovë gjatë luftimit të pandemisë Covid 19.
Top Channel