Altin Hila në Divjakë është një koleksionist fluturash, por së fundmi ka nisur të merret me riprodhimin e tyre.
Pas daljes së fluturave të para, lëshimi i tyre në natyrë është momenti më i bukur. Flutura sy palloi është specie e rrezikuar që të zhduket, por Altini ka arritur të shtojë numrin e tyre.
Përdorimi i pesticideve pa kriter te bimët po rrezikon zhdukjen e këtyre insekteve. Sipas Hilës, nëse njeriu vazhdon me këtë ritëm, dëmi që i behet ekosistemit është i madh.
Fluturat që riprodhohen nga ky koleksionist po lëshohen në natyrë, në parkun kombëtar të Divjakës. Shumë prej tyre janë të kërkuara për turistët, të cilët e vlerësojnë rëndësinë e fluturave, të cilat ashtu si bletët, ndihmojnë në pjalmimin e bimëve.
Top Channel