Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, tha se zëri i së djathtës do të jetë i pranishëm në Partinë Popullore Europiane, duke iu përgjigjur kështu deklaratës së deputetit David McAllister se “PPE do të diskutojë krizën në PD”.

PPE për momentin mban një qëndrim neutral, por zëri ynë në PPE do të jetë i pranishëm”, tha Berisha këtë mëngjes në një deklaratë për mediet.

Kujtojmë se David McAllister, kryetar i komitetit të politikës punëve të jashtme në Parlamentin Europian, në maj të 2017 u vu në krye të negocimit të krizës politike mes Ramës dhe Bashës.

Pesë vite më pas McAllister gjen një Shqipëri një tjetër krize. Jo mes shumicës dhe opozitës, por krizën më thellë brenda Partisë Demokratike, që prej krijimit të saj në 11 Dhjetor 1990. David McAllister është edhe nënkryetar Partive Popullore Evropiane ku PD bën pjesë.  Në deklaarëtn për mediet, disa ditë më parë në Tiranë, pasi tha se nuk mund të ketë ecuri pa një opozitë të fortë shpjegoi se cfarë do të ndodhë mes PPE-s dhe Sali Berishës tashmë në krye të PD.

Ne po i ndjekim zhvillimet në PD. Do të japim mbështetje  si PPE për të tejkaluar ndasitë.  Do të kemi një konferencë të PPE në Roterdam  javët e ardhshme, nga ku  do të kemi takime dhe do të diskutojmë zhvillimet në Shqipëri”.

Ndërkohë që McAllister tha se statusi me të cilin e viziton Shqipërinë  nuk i jep  mundësi  të komentonte gjatë zhvillimet në PD, se çfarë pritet të ndodhë në takimin e PPE në Roterdam,  e paralajmëroi javën e shkuar deputeti gjerman Gunther Krichbaum kur tha se me “me rikthimin e Berishës në krye të PD, partneret europiane do të viheshin në lëvizje dhe si pasojë do vihej në pikëpyetje  anëtarësimi i PD,  në gjirin e Partive Popullore Europiane.

Top Channel