Alibeaj mbledh grupin, Berisha: Ai nuk ka asnjë autoritet nga PD, është vegla e Ramës (Komenti për ambasadorët)

26/05/2022 11:17

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se Enkelejd Alibeaj nuk ka asnjë autoritet për të mbledhur grupin parlamentar për të diskutuar për zgjedhjen e presidentit.

Para selisë së PD-së, Berisha tha se dënon edhe pikpamjen e Edi Ramës duke përdorur Alibeajn për votimin e emigrantëve.

Veç autoritetit që i jep Rama, Alibeaj nuk ka asnjë autoritet dhe tagër nga PD. Çdo veprim i tij është sintonizim i një farse të shpifur të zgjedhjes së Presidentit nga Edi Rama me kallp opozitën.  Dua të dënoj me ashpërsinë më të madhe pikëpamjen e Edi Ramës të konsiderimin e diasporës si një zonë e veçantë elektorale. E paralajmëroj të mops luajë me të drejtën e shqiptarëve që janë në katër anët e botës. Ata do ushtrojnë të drejtën e votës, sot teknologjia online e bën këtë të mundshme. Çdo përpjekje që shprehu përmes veglës së tij Alibeaj, është përpjekje antidemokratike, është fyerje e madhe ndaj diasporës shqiptare. Do të has në një rezistencë mbarëkombëtare”, u shpreh Berisha

Berisha u pyet edhe lidhur me fitoren, për të cilën nuk e kanë uruar ambasadat e huaja në Tiranë. Ai tha se në fitoret e tij, nuk ka marrë asnjëherë urim nga ambasadorët.

Nuk maj mend kur jam zgjedhur herë të tjerë të kem pasur ambasadorë të më kenë uruar por nuk mbaj mend të më kenë uruar”, tha Berisha.

Top Channel