Veliaj mirëpret në Tiranë kryebashkiakun e Roterdamit, thirrje tifozëve të dy skuadrave: Festoni në paqe, në respekt të qytetit

25/05/2022 08:14

Kryebashkiaku i Roterdamit Ahmed Aboutaleb ka mbërritur në Tiranë për finalen mes Romës dhe Feynoord që do të mbahet sot në Air Albania.

Ka qenë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ai që ka ndarë një foto teksa shtrëngon duart me Aboutaleb.

Veliaj u kërkon tifozëve të festojnë në paqe në respekt të qytetit dhe ekipeve që do të luajnë në finale.

“Mirë se erdhe në Tiranë për ndeshjen Roma-Feynoord miku im, Ahmed Aboutaleb – kryebashkiak i Rotterdamit!

U kërkojmë të gjithë tifozëve të festojnë në paqe, në respekt të qytetit dhe ekipeve që do të luajnë në finale.

Mezi pres nesër ardhjen e kryetarit të Bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri”, shkruan Veliaj.

Top Channel