Soros: Ukraina, fillimi i Luftës së Tretë! Civilizimi ynë mund të mos mbijetojë!

25/05/2022 11:04

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia rrezikon të jetë “fillimi i luftës së tretë botërore” që mund të sjellë fundin e civilizimit tonë, paralajmëroi filantropi veteran dhe ish-financieri George Soros, i cituar nga The Guardian.

Duke kritikuar ashpër Vladimir Putinin dhe Xi Jinpingun e Kinës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Soros u shpreh se regjimet autokratike janë në rritje dhe ekonomia globale po i drejtohet recesionit. Sorosi kritikoi ashpër ish-kancelaren gjermane Angela Merkel për marrëdhëniet e ngrohta që sipas tij, ajo pati me Moskën dhe Pekinin.

Soros: Pushtimi i Ukrainës nuk ishte dicka e papritur. Bota ka qenë gjithmonë e më e përfshirë në një luftë mes dy sistemeve të qeverisjes që janë diametralisht të kundërta me njëra-tjetrën: shoqëria e hapur dhe shoqëria e mbyllur. Pushtimi mund të ketë qenë fillimi i luftës së tretë botërore dhe qytetërimi ynë mund të mos i mbijetojë asaj.

91-vjeçari shtoi se rryma kishte filluar të kthehej kundër shoqërive të hapura pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA në vitin 2001. “Regjimet represive janë tani në rritje dhe shoqëritë e hapura gjenden nën rrethim . Sot Kina dhe Rusia paraqesin kërcënimin më të madh për shoqërinë e hapur,” u shpreh ai.

Sipas Sorosit, Europa iu përgjigj mirë krizës së shkaktuar nga pushtimi i Rusisë. “Do të duhet shumë kohë për të parë më qartë detajet por Evropa duket se po lëviz në drejtimin e duhur.

Ajo i është përgjigjur pushtimit të Ukrainës me shpejtësi, unitet dhe me një vrull më të madh se kurrë më parë në historinë e saj,” u shpreh ai, por shtoi se varësia e Evropës nga lëndët djegëse fosile ruse mbetet e tepruar, kryesisht për shkak të politikave të ndjekura nga ish-kancelarja Merkel. Ajo kishte bërë marrëveshje speciale me Rusinë për furnizimin me gaz dhe e bëri Kinën tregun më të madh të eksportit të Gjermanisë.

Kjo e ktheu Gjermaninë në ekonominë me performancën më të mirë në Europë, por tani ka një çmim të rëndë për të paguar. Ekonomia e Gjermanisë duhet të riorientohet, dhe kjo do të marrë shumë kohëtha Soros.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA