Raporton nga “kampi” i holandezëve, gazetarja: Ka qenë momenti më i vështirë, ishin të papërmbajtshëm

25/05/2022 13:35

Gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo, e cila raporton nga “kampi” i tifozëve të Feyenoordit në Pedonale, ka treguar se mbrëmja e djeshme ishte e vështirë për të, pasi holandezët ishin të papërmbajtshëm.

Në një lidhje direkte për “Shqipëria Live”, Gongo tha se disa prej tyre kanë bërë veprime të pahijshme, por me qytetari, gazetarja ka zgjedhur të mos reagojë.

Ka qenë momenti më i vështirë i raportimit  në jetën time, sepse tifozët ishin të papërmbajtshëm. Sidomos në orët e vona të natës. Disa prej tyre kanë bërë veprime të pahijshme, por zgjodha të mos reagoja. Në një moment jam ndier edhe e frikësuar”, tha Gongo.

Holandezët, të cilët kanë mbërritur nga Holanda për të ndjekur finalen e madhe në Tiranë të Conference League mes Feyenoord dhe Romës, patën përleshje mbrëmjen e djeshme me tifozët e kësaj të fundit, ku u lënduan 29 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA