Rama i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike” komandantit të NATO-s: Shqiptarët janë pro-amerikanë

25/05/2022 15:59

Në një ceremoni të organizuar në kryeministri, kreu i qeverisë, Edi Rama i dorëzoi medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Ëolters.

“ Jemi mbledhur me kënaqësi të madhe për të nderuar një njeri që nuk mund të kuptohet nga fjalim shkruesit e mi dhe që e kam të vështirë të shpreh mirënjohjen e respektin. Nuk është hera e parë që në këtë ndërtesë ne mblidhemi për të nderuar dikë.

Dhe ku ofrojmë shprehjen me të thellë të mirënjohjes, por është hera e parë që personi që nderojmë është gjeneral.

Gjenerali u tregua shumë I sjellshëm duke më thënë se ka marrë cdo yll e medalje, ndaj shtimi I një tjetër emblem në uniformën e tij, është një privilegj I jashtëzakonshëm. Është momënti për të kremtuar miqësinë dhe aleancën më të cmuar me SHBA.

Jam I sigurtë që herë herë nëse disa prej tyre nuk janë familjarizuar me historinë tonë, mund të dukemi budallenj, por jo, jemi gjithcka po jo budallenj. Jemi këtu në këtë pjesë historie, të lidhur kaq fort me këtë aleat, falë edhe një pjesë tjetër të historisë që e ndërpreu këtë marrëdhënie që këtë vit shënoi 100 vjetorin e saj.

Ne e nisëm atje ku e lamë në 1991 dhe tashmë është vendosur një gur themel I ri ku mund të kremtojmë raportin më të frytshëm mes SHBA e Shqipërisë. Ndonjëherë duket më sfiduese nga c’mund të përballojmë por është shumë përmirësues për ne.

Nuk guxoj të pyes asnjë ambassador se cfarë mësojnë nga Shqipëria, por ne mësojmë shumë nga partner të fuqishëm. FA janë shprehja më e mirë e rrugëtimit tonë për të mësuar.

Nëse kemi qenë në gjendje të kuptojmë ngadalë, por me vendosmëri se kemi patur potencial për të shfaqur kjo sërish është së pari rrjedhojë e inkurajimit dhe solidaritetit që kemi mundur të perceptojmë nga miqtë dhe aleatët. Në këtë raport shumë lidhet me njerëzit, personalitetet, ata që janë shprehja njerëzore e kësaj marrëdhënie.

Më lini t’ju them se pse tyre, gjenerali Ëolters ka një vend të posacëm, Nuk po e them këtë për shkak të rrethanave. Ishim ne që e donim këtë nuk na u kërkua. Ndonjëherë duam ne dicka, dhe donim t’I shprehnim përgëzimet tona gjeneralit Ëolters.

Gjenerali, jo vetëm ka qenë mbështetës por edhe i prirur të tregojë me vepra e jo me fjalë se e ka përzemër këtë marrëdhënie. Mbështeti transformimin e bazës së Kucoves në bazë të NATO-s.

Ishte gjenerali që mbështeti që Shqipëria të kishte selinë e FA të komandës në evropë por mund të gjeni vendin tuaj. “ u shpreh Rama.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA