Foli gjatë në konferencën për shtypin një ditë para ndeshjes, duke prekur shumë tema, megjithatë Jose Mourinho ka dhënë një intervistë veçmas edhe për kanalin holandez të ESPN-së.

 

Zgjedh të fitosh apo të luash jë mirë?

Të gjithëve u pëlqen loja e mirë. Nëse mund të fitojmë duke luajtur mirë, do të ishte gjëja më bukur”.

Cila skuadër është favorite?

Nuk ka të favoritë.

I sheh shanset 50 dhe 50?

Për mua po. Edhe sikur të mendoja se jemi më të fortë ose shumë më të fortë se kundërshtari – dhe nuk është ky rasti – do të thosha se shanset në finale janë gjithmonë 50 dhe 50. Sinqerisht, duke parë se si Feyenoordi luajti në këtë kompeticion, mund të themi se do të jetë shumë vështirë.

Çfarë mendoni për Feyenoordi? Nuk është një kundërshtar me të cilin jeni mësuar të përballeni…

Futbolli italian është pa dyshim ndryshe, por ata janë një ekip i mirë, me lojtarë të mirë, të organizuar. E dinë se çfarë duhet të bëjnë në fushë. Respekt të plotë për ta.

A keni ndonjë dyshim për formacionin?

Disa lojtarë nuk janë në kushtet më të mira fizike, por i kam të gjithë në dispozicion.

A do të luajë Karsdorp?

Po, do të luajë./supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA