Aktori Olsi Bylyky ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”, ku ka folur rreth marrëdhënies me Bes Kallakun.

Para disa javësh Olsi organizoi një festë ditëlindjeje të madhe ku morën pjesë shumë artistë, por ajo që u vu re ishte mungesa e mikut të tij.

Pas kësaj mungese shumë aludime pati në lidhje me një “krisje” të mundshme në marrëdhënien me Bes Kallakun.

Më në fund Olsi theu heshtjen duke treguar se nuk ka ndodhur asgjë mes tyre dhe fakti që disa nga artistët nuk kanë qenë prezent, ka ndodhur për shkak të angazhimeve që ata kanë.

Ai gjithashtu foli edhe për marrëdhëniet ku nisin distancimet, duke theksuar se ftohja vjen nga të dyja palët dhe jo vetëm një individ.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA