Inside Story/ Sulmi terrorist ndaj postës kufitare, pse rojet ishin të pa armatosur?!

25/05/2022 23:20

Deklarata që Selfo kishte dhënë aso kohe, ishte hedhur poshtë nga eprori Arjan Guma, edhe ky i fundit, i arrestuar për shëprdorim detyre. Guma ka deklaruar në dëshmi se vendrojat jashtë ruheshin nga ushtarë të armatosur. Ai ka mohuar të ketë urdhëruar kyerjen e shërbimit pa municione.

“Në momentet që ne flisnim lidhur me cështjen janë parë gjithë pistat. Por sjan gjetur të dhëna që krijoni bindjen se kishte brenda repartit ushtarak bashkëpunim në lidhje me ngjarjen” u shpreh Eugen Beci, ish-prokuror i çështjes

Problemi nuk kufizohej vetëm te mungesa e municioneve por lidhej dhe me organizimin e postës kufitare. Pilo Ndini, në atë kohë komandant i Policisë Kufitare në Komisariatin e Gjirokastrës ka hequr regjimin e ruajtjes së kufirit në postën kufitare. Posta ishte kthyer në qendër stërvitje për rekrutët e rinj dhe kjo duket se shpjegon pse rojat i kishin armët pa municione.

“Me cfarë kuptuam ne dhe cfarë materialesh morëm nga arkivat e policisë në Gjirokastër apo gjkata që në atë kohë ishin ushtarake, kuptuam që këta perosna të marrë për shpërdorim detyre nuk kishin zbatuar drejt detyrën jo vetëm për mbojtjen e repartit por edhe republikës së shiqpërisë” u shpreh Eugen Beci, ish-prokuror i çështjes

Ndini kishte deklaruar aso kohe se nuk kishte vendim për emërimin në detyrën në fjalë por ishte njoftuar gojarisht nga shefi i komisariatit Ylber Meraja. Ky i fundit, ka deklaruar se ekziston një vendim i tillë por dokumenti nuk është administruar siç sqarohet në dosjen hetimore. Edhe Meraja u mor i pandehur aso kohe.

Top Channel