Inside Story/Misteri, si u zhdukën fashikujt e dosjes për masakrën e Peshkëpisë

25/05/2022 23:19

“Kishte një problem shumë të amdh se fashikulli gjyqësor që mund kishte të dhëna autentike dhe shumë të rëndësishëm për të çelur dhe patur një dritë tjetër në hetimin e kësaj ngjarje mungonte dhe nuk arritëm ta gjejmë pavarësisht hetimeve tona intensive për gjetjen e fashikullit, për të kuptuar se çfarë kishte aty” u shpreh Eugen Beci, ish-prokuror i çështjes

Por, siç sqaruam pak më sipër, thelbi i problemit qëndronte në faktin se rojat e postës kufitare nuk ishin të pajisur me municione. Shërbimi i rojës pa municione analizohet edhe në një dokument të klasifikuar “Sekret”. Në dëshminë e cituar të Sihat Selfos, me detyrë magazinier i repartit thuhet se ai ishte urdhëruar nga eprori që armët për rojat i dorëzonte pa municione.

“Për sa i përket pajisjes së ushtarëve roje me armatim ai ka shpjeguar se komandanti i tij Arjan Guma i ka thënë me gojë që jepi Fatmirit dy armë automatike pa fishekë. Sipas tij ushtarët e vjetër nuk ishin të detyruar të bënin shërbim roje. Ushtarët e rinj nuk kishin përfunduar karantinën dhe nuk duhet të përdorin armën. Duke qenë se nuk kishte ushtarë të vjetër në repart ishin të detyruar të planifikonin roje ushtarë të rinj me armë pa municion”

“Kjo është një pjesë e heitmit që ka ngelur pa zbuluar për vetë faktin që shpejgova që fashikulli për shpërdorim detyre, që pse ka pasur munegsë municionesh për ushtarët, mungonte pra fashikulli, ndaj nuk e zbardhëm dot këtë pjesë” u shpreh Eugen Beci, ish-prokuiror i çështjes
Sihat Selfo u mor i pandehur për shpërdorim detyre në hetimin e nisur në vitin 1994 për ngjarjen dhe u arrestua. Bashkëshortja e tij rrëfen se ai bëri 9 muaj burg dhe në fund u lirua.

“U burgosën, dmth ishin ligjet, të gjenin shkakun nga sa erdhi, dhe nuk u gjend as sot nga se erdhi. Nuk mësuam asgjë, ne nuk mësuam asgjë, vajtën 30 vite që nuk zbardhen. U bë ngjarja, nga erdhi si erdhi, u vranë..u burgosën shumë veta të pafajshëm” u shpreh Natile Selfo, banore e Peshkëpisë.

Top Channel