Dita e së vërtetës erdhi, sot në orën 21:00 “Air Albania” do të presë finalen e parë të Conference League, atë mes Romës dhe Feyenoord.
Ndërsa e gjithë vëmendja e botës do jetë e përqendrua në Tiranë gjatë gjithë ditës së sotme, mediet italiane kanë zgjedhur t’i bëjnë një thirrje trajnerit të “verdhekuqve” përpara kësaj ndeshje.
Një ndër titujt kryesor është ai i “Tuttosport” që shkruan: “Roma shpëton Italinë”, kjo për faktin se “verdhekuqtë” janë i vetmi klub italian që shkon në një finale europiane dhe është kaq afër trofeut këtë sezon, por edhe sepse kombëtarja e Italisë po ashtu nuk pati ecuri pozitive dhe do të jetë jashtë Botërorit Katar 2022.
Ndërsa “Sportmediaset” shkruan: “Roma, për të fituar sërish në Europë, Conference League do të shkruhet në histori”
Kjo është finalja e parë europiane që luhet në vendin tonë, duke shënuan një moment historik në futbollin shqiptar.
Top Channel