Ekipet nisin nxehjen, Roma dhe Feyenoord zbresin në “Air Albania”

25/05/2022 20:40

Roma është ekipi i parë që ka zbritur në fushë për të kryer nxehmjen e zakonshme para se të startojë finalja e Conference League ndaj Feyenoord.

Mirëpo, në kryeqytetin shqiptar do të kërkojnë të shkruajnë një histori me fund të lumtur, ndërsa tekniku Jose Mourinho ka ulur në stol Marash Kumbullën. Nga ana tjetër, tekniku luzitan i ka besuar sulmin Tammy Abraham i cili në këtë kompeticion të parë të Conference League ka shënuar nëntë gola.

Sakaq, pak minuta më pas edhe lojtarët e Feyenoord shkelën tapetin e Air Albania për të kryer gjithashtu nxehmjen./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA