Gjatë mbrëmjes së djeshme në pritjen përpara finales së Conference League, që do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në “Air Albania” mes Romës dhe Feyenoord, ku morën pjesë personalitet të futbollit vendas e ndërkombëtar si dhe personalitet të politikës dhe artit në vendin tonë, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, theksoi se në këto moment jemi kryeqyteti europian.
Duka bëri me dije ndër të tjera, në një postim në rrjetet sociale se bisedoi për projekte frymëzuese me miq të Shqipërisë dhe të futbollit shqiptar.
“Një mbrëmje e veçantë pak orë para finales së madhe te Conference League. Pata mundësinë të flas dhe të ndaj projekte frymëzuese me miq të mëdhenj të Shqipërisë dhe futbollit shqiptar. Sot jemi Kryeqyteti europian i futbollit. Shijojeni!”-shkruan Armand Duka.
Top Channel