“Top Channel” ka siguruar pamje nga vendi ku ndodhi një përleshje mes tifozëve holandezë dhe një shqiptari, ku ky i fundit u dëmtua rëndë.

Siç shihet në video, 45-vjeçari me inicialet A. G. është i shtrirë në tokë dhe i gjakosur pas konfliktit.

Në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar në polici 8 shtetas holandezë.

Tifozët e Romës dhe Feyenoord kanë filluar prej ditësh që të vijnë në në Tiranë, ndërsa presin finalen e parë të Conference League, që do të luhet nesër, 25 maj, në orën 21:00 në “Air Albania”. Ata kanë pushtuar rrugët e kryeqytetit dhe mbushur baret, ndërsa këndojnë e festojnë së bashku. Tifozët kanë zgjedhur ta kalojnë këtë pasdite në pedonalen e Tiranës, ku janë ulur në bar-kafe dhe po konsumojnë birra. Disa prej tyre mbërritën sot në kryeqytet, e disa të tjerë erdhën pak ditë më parë, duke e shfrytëzuar vizitën e tyre edhe për të eksploruar vende si Kruja apo Durrësi.

Top Channel