Shmangia e përplasjeve mes tifozëve/ Kryebashkiakët e Romës, Tiranës dhe Roterdamit komunikatë të përbashkët

24/05/2022 18:56

Kryebashkiakët e Romës, Tiranës dhe Roterdamit kanë hartuar një deklaratë të përbashkët për të sensibilizuar të gjithë tifozët e pranishëm në kryeqytetin e Shqipërisë për finalen e Conference League.

Synimi është të shmangen përplasjet mes dy tifozërive para, gjatë dhe pas ndeshjes, që do të luhet të mërkurën, në orën 21:00.

Komunikata e përbashkët e kryebashkiakëve të Romës, Tiranës dhe Roterdamit

Tirana po u bën një pritje të ngrohtë dhe miqësore mijëra tifozëve të ardhur nga Italia dhe Holanda për një ndeshje që pritet me padurim si në Romë ashtu edhe në Roterdam. Këto janë kohë shumë të ndërlikuara për historinë evropiane: garat sportive mund dhe duhet të përfaqësojnë jo vetëm momente pasioni të madh, por edhe një mundësi të rëndësishme për të treguar respekt dhe miqësi mes njerëzve nga vende të ndryshme. Të dashur tifozë të të dyja skuadrave, le të sillemi të gjithë në mënyrë sportive, që finalja e së mërkurës të jetë një moment i madh emocioni kolektiv. Le të fitojë skuadra më e mirë!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA