Roma zbarkon në “Air Albania, Kumbulla dhe El Shaarawy “në formë”! Abraham më kuriozi

24/05/2022 17:37

Skuadra e Romës ndodhet në stadiumin “Air Albania” në këto momente, aty ku të mërkurën (21:00) do të përballet me Feyenoordin në finalen e Conference League.

Djemtë e Jose Mourinhos kanë zbritur në tapetin e blertë jo për t’u stërvitur, thjesht për të parë fushën dhe shijuar stadiumin kombëtar.

Mes tyre edhe Marash Kumbulla, i cili shpreson të luajë nga minuta e parë. Mbrojtësi nga Malësia e Madhe u shfaq duke buzëqeshur nën shoqërine e Stephan El Shaarawy.

Ndërkohë që lojtarët e ekipit verdhekuq ishin ndarë në grupime të vogla dhe po bisedonin qetësisht mes tyre, Tammy Abraham shëtiti nëpër fushë, madje bëri provat e tij edhe te dy traversat e portave./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA