NATO stërvitje në Mesdhe: Askush s’do guxonte të na sulmonte

24/05/2022 22:58

Me dhjetëra avionë luftarakë u ngritën nga një aeroplanmbajtëse amerikane, pjesë e një stërvitjeje të planifikuar prej kohësh të NATO-s në Mesdhe për të treguar fuqinë ushtarake të aleancës, ndërsa Rusia vazhdon luftë në Ukrainë.

“Unë dua që ne të jemi  gati”, u tha gazetarëve gjatë një vizite në bordin e USS Harry S. Truman, admirali amerikan Curt Renshaë.

“Ne shikojmë kapacitetet ruse dhe shikojmë aftësitë tona dhe më pas stërvitemi për të kundërshtuar atë që ata mund të bëjnë dhe për të mbrojtur veten si dhe për të mbrojtur partnerët dhe aleatët. Shikoni përreth jush! Askush që do të ishte i mençur nuk do merrte guximin të na sulmonte”, tha admirali.

Aeroplanmbajtësja po merr pjesë në operacionin “Mburoja e Neptunit 2022”, një aktivitet trajnimi i NATO-s në Mesdhe dhe Detin Baltik këtë muaj që përfshin forca nga Italia, Polonia dhe Turqia deri te Britania dhe Shtetet e Bashkuara.

Qëllimi është të kapërcehen vështirësitë e integrimit të komandës dhe kontrollit të aseteve ajrore, detare dhe tokësore nga vende të ndryshme në aleancën ushtarake të NATO-s.

Operacioni ka qenë në pritje për gati  dy vjet, por pushtimi rus i Ukrainës në fund të shkurtit ka hedhur një dritë të re mbi ngjarjet.

USS Harry S. Truman është i ngjashëm me një qytet të vogël lundrues, dhe mban asete të rënda luftarake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA