Momentet e sherrit mes tifozëve holandezë është publikuar. Ata janë zënë me grushte e karrige në qendër të Tiranës.

Nga ky sherr mbeti i plagosur 45-vjeçari shqiptar me inicialet A. G. Në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar në polici 8 shtetas holandezë.

Tifozët holandezë të grupuar në zona të ndryshme të Tiranës janë përplasur me policinë në mënyrë të dhunshme.

Në ndihme të policisë vendore, po ndërhyjnë grupe të FNSH, ndërsa një grup i tyre po lëvizin drejt sheshit “Skënderbej”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA