14/11 15:54
Roma ka tifozë edhe në Shqipëri. Njëra prej tyre ndau emocionet e saj në lidhje me finalen e nesërme të Conference League në “Air Albania”, duel ku skuadra e Jose Mourinhos do të sfidojë holandezët e Feyenoord.
“Ka 26 vite që pres këtë moment. Më kanë ofruar 2000 mijë euro për një biletë, por jam përgjigjur: të gjithë paratë e botës të më japin nuk e shes”, deklaroi tifozja verdhekuqe në prononcimin për “Digitalb Arena” në Supersport.
Më pas një koment për “Special One” dhe të preferuarin e ekipit italian: “Më pëlqen Mourinho, sepse di që të çon në finale. Uroj ta fitojmë Kupën. I preferuari im? Abraham”./ Super Sport
Top Channel