Mbrojtësi dhe kapiteni i klubit të Romës ishin në një prononcim për media pasditen e sotme, ku komentuan rreth ndeshjes së madhe që do të zhvillohet mbrëmjen e nesërme në stadiumin “Air Albania”.
Kapiteni Lorenzo Pellegrini u shpreh mjaft optimist rreth ndeshjes së nesërme pasi tha se kanë punuar shumë për këtë ditë dhe se shpreson që pas 14 vitesh do të sigurojë kupën për klubin e Romës. Ai tha se dita e nesërme do të jetë ndër më të rëndësishmet e jetës së tij.
Mbrojtësi Gianluca Mancini: Kurrsesi nuk do të marr karton por ajo çfarë ka rëndësi është të shohim dhe të kuptojmë se çfarë do të bëj kundërshtari. E rëndësishme është të jemi të qetë sepse gabime të vogla mund të na sjellin humbje të madhe.
Mesazh për tifozët: Kanë qenë fenomenal dhe na kanë mbështetur gjithmonë. Kjo është një ndeshje e rëndësishme dhe u siguroj atyre se do të bëjmë gjithçka mundemi për të nxjerrë rezultatin e duhur.Ne do të luajmë ndoshta pesë orë të tëra
Kapiteni Lorenzo Pellegrini: Para 14 vitesh Roma mori kupën e fundit dhe asnjëherë nuk e kam menduar që do të jem këtu në një lojë kaq të rëndësishme. Ne po rritemi nga java në javë por kush nuk do të dëshironte që të merrte një trofe e ta mbante në shtëpi për tërë jetën. Besoj që nesër do të jetë njëra prej ditëve më të mira të jetës time. Mendoj që kjo është një përgjegjësi e madhe.
Top Channel