Jo vetëm finalja e Tiranës, Totti “çelësi” për transferimin e Dybalas te Roma

24/05/2022 18:37

Adrenalinë për finalen e Conference League, që do të luhet të mërkurën, në Tiranë, në “Arena Kombëtare” por edhe një dëshirë e madhe e Fracesco Tottit për të parë Paulo Dybalan me ngjyrat verdhekuqe të Romës.

“Joya” do të jetë në fushë me ish-numrin 10 të Rmës, i cili pak ditë më parë tha: “Të shohim nëse mund ta sjellim në Romë, do ta takoj të hënën. Do t’i them shumë gjëra, do t’i fus diçka në kokë të paktën, do të përpiqem ta bëj. Shpresojmë t’ia dalim, përderisa Roma të ketë të njëjtën ide si unë. Do ishte çmenduri po të thoshim se nuk e pëlqejmë.”

Kështu që sonte Totti do të flasë me Dybalan, do t’i tregojë si është të stërvitesh në Trigoria, entuziazmin e tifozëve dhe sa do të mund të rritet Roma me Mourinhon bashkë me të. Ndoshta Totti do të jetë në gjendje t’i ofrojë numrin e tij 10, një fanellë që nuk e ka veshur askush te Roma që kur la futbollin. Për Joya-n mund të jetë një nxitje më shumë për të pranuar bastin e Romës./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA