Jose Mourinho po flet në konferencën për shtypin përpara finales së Conference League ndaj Feyenoord, që do të zhvillohet të mërkurën (21:00) në “Air Albania”.
Trajneri i Romës zbuloi edhe gjendjen fizike të Henrikh Mkhitaryan.
“Kemi mbërritur në fundin e rrugëtimit të këtij sezoni. Kishim dy finale për katër ditë. E para na mundësoi kualifikimin në Europa League, përmirësuam edhe renditjen tonë. E fituam finalen e parë, që ishte përfundimi i sezonit dhe arritja e objektivit tonë, por nuk ishte një finale për të shkruar historinë.
Tirana? Kjo është një finale historike. Do të luajmë një finale pas shumë vitesh, por duhet të bëjmë të pamundurën për të shkruar historinë, pra të fitojmë finalen nesër.
E hoqëm presionin shtesë, u kualifikuam në Europa League nga kampionati. Unë dhe stafi teknik, prej ditës së premte nuk dolëm nga shtëpia, jemi mbyllur në Trigoria. Duhet të kemi edhe gëzim për të luajtur një ndeshje si kjo, është e rëndësishme kjo ndjesi.
Mkhitaryan u stërvit sot me skuadrën, në një seancë stërvitore shumë të vogël. Ishte e hapur edhe për ju. I besoj shumë eksperiencës së tij, ai e njeh shumë mirë fizikun e vet. Në fund të stërvitjes më tha që ndihet mirë dhe është gati të luajë në finale”, theksoi “Special One”.
Polemikat mbi përzgjedhjen e një stadiumi të vogël dhe shqiptarët tifozë me Romën…
Ne kemi një lojtar shqiptar te Roma, Kumbullën dhe nëse fitojmë ne, atëherë edhe një shqiptar do të fitojë. Këndvështrimi i stadiumit është i gabuar dhe i parakohshëm. Kemi luajtur në Maqedoninë e Veriut, kur isha te Manchester United, ndërsa tani është Shqipëria që dëshiron të tregojë një pjesë të zhvillimit të saj. Stadiumi është vërtetë i mrekullueshëm dhe më vjen keq që nuk ka vend për më shumë njerëz.
A mund të jetë faktor eksperienca juaj e madhe?
Eksperienca ime nuk do të jetë faktor, pasi skuadrat që mbërrijnë në finale janë aty pse e meritojnë. Ne kemi luajtur të premten në mbrëmje dhe më pas jemi përqendruar për të analizuar gjithçka e për të nxjerrë sa më shumë material për lojtarët tanë. Për fat të mirë është një finale dhe ne duhet të jemi të gëzuar që kemi arritur deri aty, pavarësisht si do të shkojë.
Dukeni më serioz sesa në gjysmëfinale…
Është normale, pasi është një finale dhe deri nesër në mbrëmje unë mendoj vetëm për këtë ndeshje. Unë jam kështu, funksionoj kështu. Natyrisht që përvoja ime ndihmon, por në fund të fundit janë lojtarët ata që zbresin në fushë. Unë e ndjej këtë finale, si finalen time të parë. Një trajner ka disa ndjenja të caktuara, por ka raste kur diskutoj me disa njerëz që kanë një farë supersticioni. Ndoshta 50 mijë tifozë do të ndjekin finalen nga ekranet e qytetit. Tifozët mund të zgjedhin se me cilën fanellë do të luajmë nesër. Nuk jam supersticioz në asnjë mënyrë.
Nëse do fitoj nesër? Nuk dua të flas me nëse, le të shohim. Kumbulla më ka lënduar dhe bëja shaka, pasi mes të gjithë lojtarëve atij do ia bëja të fundit. Ai është një djalë shumë i mirë, po mëson shumë dhe do të jetë me ne edhe sezonin e ardhshëm, 100%. Ai ka potencial për t’u bërë një lojtar edhe më i mirë.
Para pesë vitesh në një finale ndaj një ekipi holandez? Nuk është e vërtetë se ekipet holandeze nuk kanë fituar finale. Ajax ka fituar Champions League, Feyenoord ka fituar Kupën UEFA, ju keni një histori të mrekullueshme.
Përshtypjet nga Tirana dhe si mund të fitohet finalja? Flasim në anglisht? Kujtova se po flisje shqip… Është fillimi, pastaj maturia, pastaj stabiliteti. Ti mendon më shumë për njerëzit dhe më pak për veten. Mund të ndihmoj ekipin nesër, por nuk besoj në momente magjike. Pas një punë prej më shumë se 300 e ca ditësh, tani është momenti i skuadrës. Skuadra do të luajë ndeshjen. Je një skuadër e mirë kur fsheh problemet e vogla, që i kanë të gjithë.
Tirana? Hera e parë që jam këtu. Është një nga vendet e vetme që nuk kam vizituar. Është shumë mirë të jem këtu. Jam shumë i lumtur me aeroportin, sepse kur kemi luajtur ndaj Vitesses, qëndruam në aeroportin e Eindhoven për dy orë. Nuk e di pse, patëm shumë kontrolle, disa nga njerëzit tanë u trajtuan si kriminelë. Këtu është gjithçka bukur, stadiumi është i bukur. UEFA mund të kritikohet se stadiumi duhet të kishte 60 mijë vende, po rata nuk mund të kritikohen që e sjellin futbollin në çdo vend. Ndihem mirë dhe i lumtur që do të luaj një finale shqiptare.
Zalewski ka zhvilluar një pjesë të parë të sezonit jo të mirë…
Nuk mendoj se ka qenë periudhë e keqe e sezonit pjesa e parë, nuk mendoj se ishte kështu, ka qenë pjesë e rëndësishme e karrierës së tij. Këto gjashtë muaj kanë qenë shumë të rëndësishëm për karrierën e tij. Pozicioni i tij mund të jetë çfarëdo qoftë, për të mendimet mund të jenë të ndryshme. Mendimi është se kur jeni 20 vjeç dhe keni mundësi të luani në qendër të mbrojtës, sulmues etj, është diçka shumë pozitive. Ai është djalë i mirë.
Si ka qenë sezoni për Romën në përgjithësi?
Besoj ka qenë sezon pozitiv.
Spinazzolan e keni grumbulluar për ta shpërblyer, apo është opsion për ju në këtë finale?
Jo, nuk ishte shpërblim, ai është shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë. Ka qëndruar 10 muaj jashtë fushës, por ka luajtur disa minuta në ndeshjet e fundit. Kur luani 75 minuta di të thotë se je opsion për finalen./ Super Sport
Top Channel