Dështoi përballë Mourinhos, e sulmon para finales: Është narcist dhe i paturp

24/05/2022 21:20

Trajneri aktual i Olimpikut të Lionit në Francë, Peter Bosz, ka dhënë një intervistë për faqen holandeze ad.nl.

“Ata erdhën “për t’i hedhur një sy” fushës. United nuk stërviti atje, pavarësisht se imponohej nga UEFA. Mourinho tha se ishte e pamundur. Kishte ndodhur sulmi terrorist në koncertin e Ariana Grandes, kishte një ndikim të tillë saqë ata u larguan më vonë. Ata nuk u stërvitën, por mundën të eksploronin stadiumin pikërisht në momentin që kundërshtari po përfundonte përgatitjet për ndeshjen. Ky njeri kërkon të përfitojë nga çdo detaj, sado i vogël qoftë, është patetik dhe i paturpshëm. Na thanë se UEFA do ta kishte gjobitur, por nuk ndodhi kurrë, sepse Mourinho tha se ishte e pamundur për shkak të “forcës madhore”. Mourinho u sigurua që United të luante gjithmonë me Marouane Fellainin, është e vërtetë, por ne e dinim këtë. Le ta rikujtojmë ndeshjen me objektivitet. Mançesteri nuk krijoi raste. Goli i 1-0 erdhi nga rivënia jonë, ne humbëm topin, ndërsa i 2-0 nga një goditje këndi. Në çdo rast, nëse Roma mund Feyenoordin, Mourinho do të thotë se Slot është trajneri tipik holandez. Nëse Roma humbet, do të thotë se arbitri i ka penalizuar ose UEFA është e korruptuar ose kushedi çfarë. Mourinho është një narcist, gjithmonë krijon konflikte ose bën teatër. Është mënyra e tij për ta bërë këtë.”/ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA