14/11 15:54
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i cili ka mbërritur në Tiranë për finalen e Conference League, ka vlerësuar Shqipërinë për organizimin perfekt të këtij eventi historik për vendin tonë.
Këto janë fjalët e Ceferin: “Shqipëria ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në drejtim të zhvillimit të futbollit. Tashmë të rinjtë nga i gjithë vendi mund të ëndërrojnë një ditë të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë stadium madhështor”./ Super Sport
Top Channel