Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka folur së fundmi për finalen e Conference League, mes Romës dhe Feyenoord, duke zbuluar që vazhdon të jetë tifoz i “verdhekuqve”.
Në një intervistë për “UEFA Channel”, tekniku theksoi se ende kujton kohën kur ka qenë në Romë dhe thekson se ka shumë respekt për trajnerin e Romës, Jose Mourinho-n.
“Kam jetuar 7-8 vite në Romë dhe ishte një kohë shumë e mirë, isha 20 vjeç. Ende e kujtoj atë periudhë dhe vazhdoj të jem një super tifoz i Romës. Tani te Roma është një trajner që unë e respektojë shumë, po ashtu është një mik shumë i mirë për mua si Jose Mourinho. Sigurisht që do e ndjek këtë ndeshje.”-deklaroi Ancelotti.
Roma do të përballet me Feyenoordin në finalen e Conference League nesër, më 25 maj, në “Air Albania” në ndeshjen që do të nisë nga ora 21:00, teksa në Tiranë ka filluar mbërritja e dhjetëra mijëra tifozëve italian dhe holandez./ Super Sport
Top Channel