Rreth 20 mijë tifozë në “Air Albania”, shumë më tepër në stadiumin “Olimpico” të Romës dhe në “De Kuip” të Roterdamit.
Dy klubet finaliste kanë përgatitur gjithçka në impiantet respektive, ku do të jenë vendosur ekranet gjigante, për të gjithë ata tifozë që nuk kanë pasur mundësi të sigurojnë një biletë për ta ndjekur finalen në stadium modern të Tiranës.
Në “Olimpico” të Romës gjatë zhvillimit të finales pritet të grumbullohen rreth 50 mijë tifozë, që do të paguajnë vetëm pesë euro për hyrjen dhe shuma e mbledhur do të dhurohet për bamirësi.
Një turmë gjigante që do të krijojë një atmosferë të zjarrtë, sikur kjo finale të luhej pikërisht në Romë. Në “Olimpico” po bëjnë përgatitjet e fundit, me instalimin e disa ekraneve me përmasa gjigante, që të gjithë të pranishmit të kenë mundësi ta ndjekin me të gjitha komoditetet këtë finale historike.
Top Channel