Projekti në Butrint, Berisha: Një ndër marrëveshjet më shkatërrimtare për pasuritë tona

23/05/2022 17:58

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë seancës plenare refuzoi miratimin e Projektligjit “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë  kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së  Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”.

Ai u shpreh se qeveria kërkon të ndërtohet në një zonë të mbrojtur, duke dëmtuar pasuritë tokësore dhe ujore që rriten aty.

“Po diskutohet për parkun e Butrintit, ku janë gërshetuar pasuri mahnitëse si asnjë park tjetër në Evropë e më gjerë. Në vitin 2005 sipas një studimi nga qeveria paraardhëse nga një grup specialistësh, u vendos që Parku i Butrintit të shtrihet përkatësisht në zonën A1 e cila është zona ramsar, me pasuri të jashtëzakonshme veçanërisht shpendë shtegtarë që vijnë nga kontinente. Veç kësaj është zona aA2 me biodiversitetin më të lartë në eEvropë, veçanërisht Kepi i Stillës, e cila veç llojeve të pafundme të specieve, ka edhe specie endemike të mbrojtura, studiuesit besojnë se kanë strofullat e tyre nënujore edhe foka mesdhetare. Nga Butrinti që është zona A3 e deri në Kepin e Stillës, i gjithë territori është me gjetje arkeologjike. Unë do të them dy fjalë, veç tyre kanë edhe zona rekreative si zona B, siç është manastiri i kishës, ku qëndron problemi themelor i kësaj marrëveshjeje ndër më shkatërrimtaret për pasuritë tona kombëtare. Çfarë ka bërë Edi Rama në këtë rast, duke shfrytëzuar një plan të zonës A3 ka nxjerrë jashtë parkut zonat e tjera, veç zonës ramsar, ka parashikuar të ndërtojë 620 vila në Kepin e Stillit, resort turistik në gjirin e Manastirit. Mund t’u them zotërinjve të fondit, nuk ju takon ju që të shndërroheshit një mashë të Edi Ramës. Kam respektin më të madh për kontributin e tyre, por keni qenë juve kur qeveria e mëparshme zgjeronte një rrugë, me pasuri të shumëllojta dhe për të bërë ndërtime klani Rama dhe klanet e tjera, ky është problemi kryesor, si marrëveshjet më korruptive. Unë kam ndjekur arkeologë, por në detaje arkeologjike, por ndërhyj në parime, fondi është autor i planit të menaxhimit, ka bërë këtij plani një plan tjetër menaxhimi që nuk e publikon. Avokatja që ka bërë kontratën është bërë anëtar bordi. Zotërinj të fondit dua t’ju pyes në këtë parlament, a ekziston një konflikt  i interesit, kë pyetët ju që bëtë këtë hata? A e kuptoni që aty ka pasuri të pafundme?”, tha Berisha.

Top Channel