Prezantuesja australiane vdes papritur në moshën 42 vjeçare (fotot)

23/05/2022 17:34

Prezantuesja e njohur australiane, ish-sportistja Erin Jayne Plummer ka vdekur “papritur” në moshën 42 vjeçare.

Gazetarja e njohur për prezantimet e programeve në rrjetin Studio 10 përshkruhej si “person i mrekullueshëm” nga kolegët e saj të shtangur, pas dhënies së lajmit tragjik në fundjavë.

Shaku i vdekjes së Erin nuk është publikuar.

Ajo lë pas bashkëshortin dhe tre vajza të vogla.

Duke konfirmuar vdekjen e Erin, kolegia e saj në Channel 10, Sarah Harris e quante atë “mama me medalje ari” në një homazh.

Ajo tha për shikuesit: “Kemi lajme të trishta për ju sot. Rrjeti ynë ka humbur pak shkëlqimin teksa kolegia jonë Erin Jayne ka ndërruar jetë papritur.

“Për dy dekada Erin Jayne ka qenë një nga fytyrat më të njohura në televizionin austrialian që ka zbukuruar mëngjeset me karakterin e saj”.

Erin kishte hyrë në televizion pas një karriere sportive në notin e sinkronizuar dhe aerobi.

Atletja e arritur kishte përfaqësuar Australinë në ‘surf’ dhe sporte ujore duke fituar 11 tituj kombëtarë.

FOTO GALERI
1/3
Gazetarja ish-sportiste e njohur për prezantimet e programeve në rrjetin Studio 10 përshkruhej si "person i mrekullueshëm" nga kolegët

Top Channel