Integrimi i Shqipërisë në BE, Balla: Presim konferencën e parë ndërqeveritare (Thumbon fitoren e Berishës)

23/05/2022 10:29

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se pret mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritari, pasi në çdo raport të BE-së thuhet se Shqipëria ka përmbushur 100% kushtet dhe kriteret.

Në fjalën e tij në Kuvend, Balla thumboi edhe fitoren e Berishës, si kryetar i PD-së, ku tha se ishte një fitore kundër Amerikës.

Taulant Balla: Në Kuvend nuk është firma e nongratës, ndërsa në media është një dokument tjetër. Më vjen mirë që keni hequr firmën e nongratës se ndryshe nuk do të miratohet. Më vjen keq që nuk keni kuptuar asgjë. Nëse doni instrument parlamentar për këtë çështje, por mocion debat për këtë çështje. Nëse në 1 qershor nuk do mbahet konferenca për shkak të vetos. Në qershor do të kemi më shumë diskutime se presim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, Franca po bën të gjitha përgatitjet. Shqipëria nuk mund të jetë dëmi kolateral i një çështje ku Shqipëria nuk është pjesë fare. Në debatin mes Bullgaris dhe MV, Shqipëria nuk ka pse të merret peng. KUR Raportet tonë se i kemi përmbushur 100% kushtet, ka të drejtë të mos merret peng në një debat e vendet e e tjera. Ne duam të na vlerësohet performanca. Sot jemi vetëm pak ditën nga miratimi i rezolutës për Shqipërinë. Kam 15 vite që e ndjek PE, por kurrë më parë nuk ka pasur një uninamitet, 519 anëtarë votuan rozultën për të bërë thirrje për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe kjo duhet të na bëjnë krenar. Këta këtu thonë Shqipëria po ndryshon kurs, plan b keni vetëm ju. Anti-amerikanizmin e keni kthyer në doktrinë. Dhe në fitoren historike që keni arritur kundër Amerikës. City Liverpool, Milan –Inter dhe Berish-Ibsen, kështu që ta gëzoni fitoren. Ballkani i hapur është gjëja e duhur, mjafton të flasësh me përfituesit direkt, prodhuesit dhe eksportuesit. Të shkojmë t’i pyesim çfarë efektesh direkte kanë.

Top Channel