Gjermania “shpëton” SHBA-në: Mungesë e theksuar në tregje, dërgon ushqim për foshnjet!

23/05/2022 13:02

Është pritur me një ndjenjë lehtësimi avioni ushtarak amerikan që dërgoi disa tonë qumësht formulë për bebe në SHBA nga Gjermania.

Avioni u ul në një aeroport të Indianas bashkë me ndihmën e konsideruar mjaft të vyer në këto momente, kur autoritetet amerikane po përpiqen t`i japin zgjidhje një mungese kritike të qumështit të foshnjeve, që krijoi shqetësim në vend.

Mungesa e tij, pasojë e problemeve të prodhimit si edhe ngërçeve në zinxhirin e furnizimit, solli vështirësi të mëdha mijëra prindër, foshnjat e të cilëve janë alergjikë ndaj proteinave të qumështit të lopës, ndaj dhe ata mbështeten tek qumështi me formulë për ushqimin e fëmijëve të tyre.

Avioni u ngrit nga baza ajrore amerikane në Ramstein të Gjermanisë me 32 mijë kilogramë qumësht pluhur tha Shtëpia e Bardhë. Aq i madh ishte shqetësimi për situatëne  krijuar, sa edhe vetë presidenti Joe Biden bëri një postim në Twitter për të nga Japonia, një prej ndalesave te turit të tij pesë-ditor në Azi.

“Ekipi ynë ka punuar gjatë gjithë kohës për të siguruar këtë ushqim në mënyrë që ai të mbërrij tek të gjithë personat që kanë nevojë për të, tha Biden. Dërgesa fillestare do të mbulojë rreth 15 për qind të nevojave te menjehershme, pohoi për CNN këshilltari presidencial i ekonomisë Brian Deese. Ai shtoi se dergesa të tjera do të vijojnë gjatë kësaj jave si pjesë e atij që administrata amerikane e ka pagëzuar si  “Operation Fly Formula”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA